Aktualitet

Goditet banda shqiptare në Greqi, sekuestrohen mijëra euro dhe 155 kg kanabis

2 Maj 2019, 14:59 Nga DOSJA
Goditet banda shqiptare në Greqi, sekuestrohen mijëra euro dhe 155 kg

GREQI– Tre shqiptarë janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni antidrogë të organizuar në Greqi.

Mediet lokale shkruajnë se policia ka goditur një grup kriminal me drejtues shqiptarë dhe për rrjedhojë janë sekuestruar 155 kg kanabis, e cila ishte e ndarë në 80 pako, 11. 825 euro, peshore elektronike dhe disa celularë.

Mësohet se në pranga kanë rënë pesë persona, mes tyre tre janë shqiptarë 25, 24 dhe 30 vjeç, të cilët mendohet se drejtonin grupin dhe merreshin me funksionimin e tij.

Emrat nuk bëhen ende të ditur nga autoritetet greke ndërkohë që operacioni në Athinë vijon, pasi njëri prej anëtarëve të grupit u arratis. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 155 kg kanabis banda shqiptare greqi mijera euro 155 kg kanabis banda shqiptare greqi mijera euro

Sondazh

Poll