Aktualitet

Taksa ndaj mallrave serbe/ Protestuesi në Shkodër revoltohet ndaj Ramës: Vëllai i Vuçiçit (VD)

2 Maj 2019, 16:51 Nga DOSJA
Taksa ndaj mallrave serbe/ Protestuesi në Shkodër revoltohet ndaj

SHKODËR– Ndryshe nga se e kishin lajmëruar më parë, në Shkodër opozita nuk ka bllokuar aksin Shkodër-Koplik por Shkodër-Vau i Dejës në Kryebushat. Bllokimi i këtij aksi ka shkaktuar debate mes drejtuesve të mjeteve dhe protesteve, ky aks përfundon në pikën kufitare me Malin e Zi. Megjithatë protesta ka vijuar.

Mesa duket përveç kauzave të opozitës, protestuesit janë revoltuar edhe mbi debatin për taksën ndaj mallrave serbe. Njëri prej protestuesve i është drejtuar kamerave duke thënë “Vëllai i Vuçiçit është!” 

Gjatë Samitit të Berlinit të mbajtur disa ditë më parë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se presidenti Hashim Thaçi, dhe homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën. Këtyre akuzave, iu përgjigj dje Rama duke u shprehur se nuk ia kishte kërkuar Haradinajt diçka të tillë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 2 maj 2019 sherri ne berlin shkoder taksa per mallrat serbe protesta e opozites 2 maj 2019 sherri ne berlin shkoder taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll