Bota

Tajlandë/ Pas dasmës mbreti shpalli mbretëreshën e vendit truprojën e tij

2 Maj 2019, 19:14 Nga DOSJA
Tajlandë/ Pas dasmës mbreti shpalli mbretëreshën e vendit

Mbreti i Tajlandës është martuar me truprojën e tij dhe më pas e shpalli atë mbretëreshë të vendit.

Mbreti Maha Vajiralongkorn, 66 vjeç, u bë monarku kushtetues pas vdekjes së babait të tij në 2016. Ai është martuar dhe divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

Mbreti Vajiralongkorn vendosi të promovojë Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshorten e tij mbretërore, që të bëhet mbretëresha e vendit dhe të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë të familjes mbretërore.

Mbreti hodhi ujë të shenjtë në kokën e Mbretëreshës Suthida, sipas zakoneve.  Çifti pastaj nënshkruan një kontratë martese. Ajo dhe të tjerët janë të përulur para monarkut, siç është zakon në Tajlandë.

Në 2014 Vajiralongkorn e ka emëruar Suthida Tidjai, stjuardese në linjën e fluturimit për Thai Airways, si zëvendëskomandante e njësisë së truprojës së tij.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbreti i tajlandes vajiralongkorn mbreti i tajlandes vajiralongkorn

Sondazh

Poll