Bota

Vuçiç në Tiranë javën e ardhshme, Bojken Abazi: I ka kërkuar Tirana zyrtare njohjen e Kosovës?

2 Maj 2019, 08:02 Nga DOSJA
Vuçiç në Tiranë javën e ardhshme, Bojken Abazi: I

KOSOVË- Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Boiken Abazi, në një reagim të tij shkruan se Tirana zyrtare duhet të japë një qëndrim të qartë ndaj Vuçiçit pas Samitit të Berlinit.

Në një reagim në Facebook, Abazi shkruan se Vuçiç mund të jetë i ftuar në Tiranë javën e ardhshme gjatë vizitës së Federica Mogherini-t, Shefes së Lartë të Bashkimit Evropian.

Sipas tij Vuçiç është President i Serbisë, vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për këtë Tirana zyrtare duhet të japë një shpjegim nëse atyre u është kërkuar njohja e Kosovës apo jo.

A u është kërkuar atyre njohja e pavarësisë së Kosovës dhe a do jetë kjo temë kryesore e këtij takimi, bashkë me kërkesën për kthimin e mbi 1600 të pagjeturëve, drejtësi për masakrimin e mbi 12.000 civilëve në Kosovë, dënimin për ata që përdhunuan 20.000 gra në Kosovë për të cilat nuk u gjykua kurrë askush”, shkruan më tej anëtari i Vetëvendosjes.

POSTIMI I PLOTË

Tirana zyrtare duhet të japë shpjegime e të ketë qëndrim të qartë ndaj Vuçiçit dhe Dodikut

Maja Kocijançiç, zëdhënëse në Komisionin Evropian, publikisht njoftoi para dy ditëve se më 8 dhe 9 maj, Federica Mogherini do të marrë pjesë në takimin e Brdo Brione në Tiranë. Në faqen zyrtare të internetit të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor shkruan se, në datën 8 dhe 9 maj do të mblidhen në Tiranë këta përfaqësues:

Milorad Dodik (President i Republika Srpska), Aleksandar Vuçiç (President i Serbisë), Borut Pahor (President i Sllovenisë) Kolinda Grabar-Kitaroviç (Presidente e Kroacisë), Shefik Xhaferoviç (President i Bosnje Hercegovinës), Gjorge Ivanov (President i Maqedonisë së Veriut), Hashim Thaçi (President i Kosovës), Milo Gjukanoviç (President i Malit të Zi), Federica Mogherini (BE) dhe Andrzej Duda (President i Polonisë).

Vuçiçi dhe Dodiku janë përfaqësuesit më të lartë të politikave shovene të Serbisë. Të dy nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e luftojnë atë në nivel ndërkombëtar, nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet e Serbisë dhe janë aleatët më të ngushtë të Putinit në Ballkan. Nëse ata janë ftuar të vinë në Tiranë javës që vjen, publiku shqiptar meriton një shpjegim të qartë nga institucionet e Republikës. A u është kërkuar atyre njohja e pavarësisë së Kosovës dhe a do jetë kjo temë kryesore e këtij takimi, bashkë me kërkesën për kthimin e mbi 1600 të pagjeturëve, drejtësi për masakrimin e mbi 12.000 civilëve në Kosovë, dënimin për ata që përdhunuan 20.000 gra në Kosovë për të cilat nuk u gjykua kurrë askush, dëmshpërblimet e luftës, kthimin e fondit pensional dhe artefakteve të vjedhura kulturore, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc… dhe lista është e gjatë.

Nuk mund të flitet, në një anë, për treg të përbashkët dhe bashkim doganor me Kosovën, dhe, në anën tjetër, të zbatohen politika të ndryshme tregtare me vendet e rajonit. Tirana zyrtare nuk mund të sillet me Vuçiçin dhe Dodikun sikur të ishte duke folur në emër të BE-së. Nuk mund të pretendohet bashkëpunim rajonal pa kërkuar drejtësi dhe pa vendosur marrëdhënie reciprociteti të bazuara mbi të drejtën publike ndërkombëtare. Tirana zyrtare e ka për detyrë të informojë publikun për detajet e këtij takimi si dhe të mbrojë e përparojë të drejtat e shkelura të kombit shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic boiken abazi dialogu kosove-serbi njohja e kosoves aleksander vucic boiken abazi dialogu kosove-serbi njohja e kosoves

Sondazh

Poll