Bota

Haradinaj “lëshon gjuhën”, flet për Der Spiegel: S’do të negocioj me një bastard si Vuçiç

2 Maj 2019, 11:42 Nga DOSJA
Haradinaj “lëshon gjuhën”, flet për Der Spiegel:

KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjithmonë i ka mëshuar idesë së tij, lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku ka deklaruar se nuk do të negociojë me Serbinë. 

Ndërsa, një nga arsyet se pse nuk do të dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me Vuçiçin, Haradinaj e ka treguar në një intervistë për prestigjozen gjermane, Der Spiegel.

Gjatë kësaj interviste, Haradinaj, duket se nuk i ka kusyer tonet e ashpra ndaj Vuçiçit, madje duke e konsideruar edhe “bastard”, nofkë, e cila ka qenë në titull të artikullit në të përditshmen gjermane.

Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, citat të cilin gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit, intervistë që është botuar edhe javë më parë, por që është përsëritur nga gazeta gjermane. 

Në këtë intervistë ndër të tjera, Haradinaj përshkruhet si një burrë shteti i rafinuar, i cili pëlqehet nga populli i Kosovës, si kryeministër.

Gazeta gjermane thotë se ndoshta po të mos ishte Haradinaj me shokët e vetë të UÇK’së, sot mbase, Kosova nuk do të ekzistonte.

Në këtë shkrim përmendet edhe nofka e Hardinajt, të cilën e kishte bartë gjatë luftës në Kosovë.

Nën nofkën e ‘Smajl’, ai ka komanduar një pjesë të UÇK’së, që kulmoi me kryengritjen kundër forcave okupuese serbe në Kosovë. Sot ai është kreu i një vendi që kërkon vendin e tij në Evropë”, shkruan gazeta gjermane.

Theksojmë se Ramush Haradinaj në luftën e Kosovës ka qenë komandant i UÇK’së në Zonën e Dukagjinit. Dy vëllezërit e tij, Luani dhe Shkëlzeni u vranë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic der spiegel dialogu me serbine ramush haradinaj aleksander vucic der spiegel dialogu me serbine ramush haradinaj

Sondazh

Poll