Bota

Cikloni i madh pritet të godasë bregun indian, 100 milionë njerëz largohen nga shtëpitë

2 Maj 2019, 12:55 Nga DOSJA
Cikloni i madh pritet të godasë bregun indian, 100 milionë

INDI- Cikloni tropikal Fani pritet të godasë Odish-in të premten pasdite, një nga ciklonet më të fuqishëm të parë në 5 vitet e fundit në këtë territor. Rreth 100 milionë njerëz në bregun lindor kanë nisur evakuimet emergjente.

Cikloni tropikal Fani raportohet si erë prej 190 kmph (118 mph), duke u paralajmëruar si një nga ciklonet më të fuqishëm të kategorisë së tretë më të madhe në shkallën Saffir-Simpson.

Fani u klasifikua si një stuhi jashtëzakonisht e fortë ciklonike në Indi. Rojet Bregdetare dhe Marina vendase vendosën anije dhe helikopterë për operacione shpëtimi dhe evakuimi. Njësitë e Ushtrisë dhe Forcave Ajrore gjithashtu janë vënë në gatishmëri në Odisha, West Bengal dhe Andhra Pradesh.

Rreth 900 vend strehime ndaj ciklonit janë ngritur në Odisha, njerëzit janë larguar nga shtëpitë dhe shkollat dy ditët e fundit.

Ky do të jetë cikloni më i madh në vend pas atij të fundit të ndodhur  në vitin 2008.

Burimi: CNN 

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cikloni fani indi cikloni fani indi

Sondazh

Poll