Bota

Diplomati amerikan përkrah Haradinajn: Taksa ndërpreu nismën për shkëmbim territoresh

2 Maj 2019, 08:06 Nga DOSJA
Diplomati amerikan përkrah Haradinajn: Taksa ndërpreu nismën

SHBA-Diplomati amerikan, Louis Sell, në një analizë të gjatë, ka treguar se pse idea për korrigjim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është e dëmshme dhe se përbën rrezik për stabilitetin e rajonit.

Ai thotë se këtë nismë e ka bllokuar vendimi i marrë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për taksë ndaj produkteve dhe mallrave serbe dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Përveç tjerash ai e sheh si të pamundur edhe idenë e përfolur për shkëmbim të territoreve, pasi problem kyç e sheh qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Sell thotë se në Kosovë përveç Thaçit dhe përkrahësve të tij askush nuk e mbështet një ide të tillë për ndarje të Kosovës.

Sipas tij taksa e vendosur nga Haradinaj ka ndërprerë bisedimet për shkëmbime të territoreve, megjithatë ai thotë se Thaçi është i paparashikueshëm.

“Vendosja e tarifave nga Haradinaj, ka ndërprerë shkëmbimin, të paktën për momentin, por ajo që vjen më pas është e paqartë. Thaçi vazhdon të deklarojë me optimizëm se një marrëveshje është e mundur këtë vit dhe se duhet ulur për të biseduar me armiq por pa kushte. SHBA-ja vazhdon të kërkojë heqjen e tarifave edhe pse në ton më të moderuar dhe kërkuar rifillimin e lëvizjeve drejt një marrëveshje, duke paralajmëruar në të njejtën kohë se durimi i tyre nuk është i pakufishëm”, ka shkruar Seller.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni korigjimi i kufijve louis sell ramush haradinaj taksa ndaj serbise korigjimi i kufijve louis sell ramush haradinaj taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll