Bota

Moderatorja amerikane do të botojë së shpejti një histori ndryshe të ’50 Shades of Grey’

2 Maj 2019, 18:33 Nga DOSJA
Moderatorja amerikane do të botojë së shpejti një histori

Çdo ditë të javës, një nga moderatorët e emisionit  “The View” në ABC e përfundon shfaqjen duke u thënë shikuesve “të marrin pak kohë dhe të shijojnë pamjen”.

Joy Behar po e merr këtë këshillë seriozisht në shkrimet e fundit për librin e saj të ri mbi lidhjet erotike, e ftuar në panelin e mbrëmjes së kaluar, 76-vjeçarja foli për librin e saj të ri të cilin e konsideron një komedi erotike.

E ftuara tjetër në panel ishte edhe autorja e librit ’50 Shades of Grey’, El James, e cila diskutoi mbi historinë që do të përcjellë tek publiku dhe Behar e kundërshoti idenë e saj të nënshtrimit të femrës duke shpjegur se libri i saj do të vij më i gjallë dhe më erotik.

Në historinë e librit tim burri do të jetë i nënshtruar, por do të jetë komedi që publiku do ta adhurojë”,-u shpreh autorja.

Burimi: Daily Caller

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota joy behar the view joy behar the view

Sondazh

Poll