Bota

‘Kriza politike’/ Pompeo: Ndërhyrjet nga Rusia dhe Kuba po destabilizojnë Venezuelën

2 Maj 2019, 09:04 Nga DOSJA
‘Kriza politike’/ Pompeo: Ndërhyrjet nga Rusia dhe Kuba po

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat e tanishme në Venezuelë.

Një veprim ushtarak është i mundur”, tha diplomati më i lartë i SHBA për rrjetin televiziv Fox Business. “Nëse kjo do të kërkohet, Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë,” tha ai.

Gjatë një intervistë telefonike të tensionuar që ai pati me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia dhe Kuba po destabilizojnë Venezuelën dhe përfshirja e Rusisë në punët e Amerikës Latine rrezikon destabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.

Gjendja politike dhe ekonomike në Venezuelë është alarmante dhe ndërhyrjet e SHBA-së, duke shtuar edhe Kubën, kanë bërë që vendi të behet një mollë sherri midis fuqive të mëdha. Ndërsa SHBA mbështesin Guaidon, Rusia akuzon SHBA për ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kriza ne venezuele mike pompeo kriza ne venezuele mike pompeo

Sondazh

Poll