Aktualitet

U vra me 6 plumba në Greqi, i riu shqiptar pjesë e bandës së Çoles, në 2012 ra në burg për grabitje banke, kazinoje dhe

26 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
U vra me 6 plumba në Greqi, i riu shqiptar pjesë e bandës së

GREQI– Mario Metaj, 27 vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme në Greqi me 6 plumba rezulton në listën e personazheve problematik të bandës së Çolës ku në vitin 2012 është arrestuar për një sërë grabitjesh. Në vitin 2010 u grabit një bankë në qytetin bregdetar në kërcënimin e armës, ku një nga autorët e arrestuar ishte dhe Metaj.

Sipas hetimeve të policisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kishin kryer vjedhje në 10 raste të karburanteve, kazinoje dhe bankës. Në bandë ka qënë edhe Zani Çaushi, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas plagosjes nga persona ende të paidentifikuar i riu me origjinë shqiptare u transportua në spital mirëpo nuk mundi që t’ja dilte dot. Policia greke po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri tani është mësuar se autorët e vrasjes së Mario Metajs janë shqiptarë dhe nuk dihet nëse ngjarja ka të bëjë me bëmat e tij në Shqipëri, apo me prishje pazaresh të drogës në Greqi.

Ekzekutimi i 27-vjeçarit në Greqi! Mario Metaj u vra nga banda rivale shqiptare, pjesë e bandës së Çoles (BËMAT në 2012)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll