‘I kërkuat mos të shkonte në zyrë?’/ Ndrea Prendi tregon bisedën me Berishën, pse nuk pranoi të ikte nga Kryeministri
25 Janar 2021, 22:24Nga DOSJA
TIRANË– Ish-komandati i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka treguar detaje të tjera lidhur me 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, 10 vite më parë. Në emisionin “Opinion”, Prendi tha se efektivët e Gardës së Republikës ishin gati për të sakrifikuar edhe jetën, për të mbrojtur kryeministrin e vendit, asokohe Sali Berisha.
PJESË NGA INTERVISTA:
I kërkuat kryeministrit mos të shkonte në zyrë?
I kërkuam që të largohej nga zyra. Po, u përgjigj se ishte në zyrën e tij të punës dhe nuk pranoi që të largohej.
Kishit frikë se do të hynit brenda Kryeministrisë?
Efektivët e Gardës janë profesionistë.
Nëse do të vihej në rrezik Kryeministri?
Nuk do ta lejonim, edhe nëse do të rrezikonim jetën tonë. Kemi një betim. *lexon betimin. Ky është betimi.
Kishit plan për evakuuimin e kryeministrit?
Do të merrnim masa ekstreme por nuk do të lejonimin kërcënimin e tij nëse do t’i rrezikohej jeta.
Kush tha urdhër për të hapur zjarr?
Njësia speciale, përveç një plani masash të saj. Nëse Malaj ka thënë për hapjen e zjarrit, është mirë që të thotë edhe emrin. Në deklaraimin e tij kam parë që ka thënë se askush nuk mund të japë urdhër pasi të gjithë kanë plan masash.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ish-komandat i Gradës së Republikës së Shqipërisë, Ndrea Prendi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me protestën e 21 janarit, ku mbetën të v...
TIRANË– Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit është bërë bdrejto i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së. Ai është vendour në krye të...
TIRANË– Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisioni...
TIRANË- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë disa, zona të Shqipërisë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.Po ashtu ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar përgjimet e publikuara në Itali, që flasin lidhur me bashkëpunimin e Ndraghetas me zyrtarë të ...
TIRANË- Tre muaj para zgjedhjeve parlamentare qeveria ka vendosur të hapë një tjetër tender të ashtuquajtur luksi.Për të garantuar pushime komode në shtëpi...
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës i policisë. Policia bwn me dije se, në aksident janë...