Aktualitet

Artan Shkëmbi u pezullua se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj bëhet numri 2 i OFL-së

25 Janar 2021, 22:09 Nga DOSJA
Artan Shkëmbi u pezullua se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj

TIRANË– Edmond Rizaj, oficeri i lartë në Policinë e Shtetit është bërë bdrejto i hetimit të krimit dhe numri dy i OFL-së. Ai është vendour në krye të këtij posti pas pezullimit të Artan Shkëmbit, pasi ky i fundit akuzohet se ka dekonspiruar një operacion.

Rizaj ka një përvojë 25 vjeçare në Policinë e Shtetit. Më herët ai ka shërbyer si drejtor i seksionit kundër narkotikëve, pozicion nga i cili ishte shkarkuar nga paraardhësi i Haki Çakos në Policinë e Shtetit, Artan Didi. Së fundmi Rizaj ishte transferuar si specialist në Studimet Strategjike.

Ndërkohë, Artan Shkëmbi është pezulluar pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit të mbëritur nga pala Gjermane, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Në telefonin e tyre u gjet fotografia e dërguar nga Shqipëria me të dhëna nga programi hetimor i autoriteteve gjermane në të cilën kanë akses vetëm organet hetimore të certifikuara. Përveç Shkëmbit edhe dy oficerë të tjerë rezultojnë se kanë kërkuar informacione në të njëjtën periudhë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan shkëmbi edmond rizaj artan shkëmbi edmond rizaj

Sondazh

Poll