Aktualitet

‘Po mbroni mafian!’/ Vazhdon sherri mes Frrok Çupit dhe Çlirim Gjatës:: Do të bëj të 99-at, dil jashtë ose…

25 Janar 2021, 22:07 Nga DOSJA
‘Po mbroni mafian!’/ Vazhdon sherri mes Frrok Çupit dhe

TIRANË– Debati i ashpër ka vijuar mbrëmjen e sotme mes Çlirim Gjatën dhe Frrok Çupin. Të dy të ftuar në emisionin “Open” janë përplasur me njëri-tjetrin, menjëherë pasi Çlirim Gjata akuzoi tërthorazi Frrok Çupin dhe Plarent Ndrecën se me deklaratat e tyre po mbrojnë mafian.

PJESË NGA EMISIONI:

Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.

Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?

Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.

Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?

Gjata: Po.

Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.

Gjata: Po ja e thashë…

Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë…

Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.

Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian

Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot…

Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni…

Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.

Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt, asnjë ngjarje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet clirim gjata frrok çupi clirim gjata frrok çupi

Sondazh

Poll