Aktualitet

I doli emri tek përgjimet e Ndraghetës, Ilir Kulla i çon MESAZH Fevziut: Me 180 mln euro, blinim Prokurorinë dhe Kuvendin

25 Janar 2021, 21:50 Nga DOSJA
I doli emri tek përgjimet e Ndraghetës, Ilir Kulla i çon MESAZH

TIRANË– Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla i ka dërguar një mesazh moderatorit Blendi Fevziu, duke u shprehur se me ironi se nuk mund ta takonte shefin e anti-mafias italiane në një kafe në zonën e njohur si “Zogu i Zi”. 

“Me 180 mln euro, blinim prokurorinë, qeverinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Odeta, gruaja e tij është mjekja ime nga Shkodra. Sigurisht që shefin e anti-mafias s’do e takoja ndërmjet këtij kaperri. Dhe shefi i anti-mafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer, zonjë grua. As e kam takuar,”-shkruante Kulla në mesazhin e tij. 

Ish-zyrtari i Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro në një bisedë me ‘Princin’ e Ndranghetas, Antonio Gallo, ka përmendur edhe Ilir Kullën, për të cilin D’Alessandro shprehet se e ka telefonuar dhe se mund të merret vesh mirë me të.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir kulla ndragheta ne shqiperi ilir kulla ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll