Aktualitet

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (EMRI)

25 Janar 2021, 20:58 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën punonjësi i

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës i policisë.

Policia bwn me dije se, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku mjeti tip  “BMW’  me drejtues A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” ku brenda tij ndodhej 50-vjeçari Nuri Malaj, i cili për fat të keq ka mbetur i vdekur në vend. 

Siç shihet nga një video e siguruar nga BallkanWeb, përplasje ka qenë e fortë, pasi siç duket edhe nga pamjet mjeti tip ‘Benz’ është shkatërruar plotësisht, ndërsa është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e viktimës nga makina.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M. Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuri malaj nuri malaj

Sondazh

Poll