Aktualitet

U ekzekutua në pritë në Durrës! Zbulohet e shkuara e errët në Itali e Jetmir Bregut, para vitit 2013 ishte në burg, pse a

25 Janar 2021, 20:21 Nga DOSJA
U ekzekutua në pritë në Durrës! Zbulohet e shkuara e

DURRËS– Zbardhen detaje nga e shkuara e Jetmir Bregut, 32-vjeçari që u qëllua për vdekje me kallashnikov pasi doli nga mjeti i tij në Durrës. Burime për “Abc” bëjnë me dije se pista kryesore ku edhe po hetohet është fakti se i riu nga Durrësi ishte dënuar me 4 vite burg në Itali dhe ishte liruar para vitit 2013.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 32-vjeçari ishte kapur me heroinë. Marrë shkas nga këto të dhëna të fundit të zbuluara, Policia e Shtetit ka përqëndruar hetimet tek prishja e pazareve të drogës.

32-vjeçari ishte me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë. Ai la pas një fëmijë të vogël, ndërkohë që e shkuara e tij nuk është fort e ‘pastër’. Dosja.al ka mësuar se Bregu ka qenë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kanosje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetmir bregu vritet jetmir bregu jetmir bregu vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll