Aktualitet

FOTOJA: I akuzuar për lidhje me NDRANGHETA-n, takimi i 7 viteve më parë i eurodeputetit italian me Nard Ndokën

25 Janar 2021, 20:48 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, i cili dha dorëheqjen 4 ditë më parë për shkak se u akuzua për lidhje me organizatën mafioze të “Ndrangheta”, ka pasur lidhje me një politikan të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. 

Miqësia e Ndokës me Lorenzo Cesën, konfirmohet nga një foto e publikuar më 27 maj  2014, e cila është publikuar nga vetë kryedemokristiani, teksa i dedikonte fjalë zemra.

“Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC,”- shkruan Ndoka krah fotos.

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lorenzo cesa ndragheta ne shqiperi lorenzo cesa ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll