Aktualitet

Reshjet e dendura në Shqipëri/ Mamaj flet për situatën në qarkun Vlorë: Nuk mund të quhet problematike. Po monitorojmë

25 Janar 2021, 20:26 Nga DOSJA
Reshjet e dendura në Shqipëri/ Mamaj flet për situatën

VLORË- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë së fundmi, dia zona janë përmbytur për shkak të reshjeve të shumta. Për shkak të reshjeve të denduar edhe nga shtrati ka dalë dhe lumi Vjosë.

Ndërkohë, Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një deklaratë për mediat, ka thënë se situata aktualisht nuk është problematike. Mamaj tha se niveli i Vjosës është 7 /20, ndërkohë. Sipas tij situata është nën kontroll dhe po monitorohet.

“Situata nuk mund të quhet problematike. E kemi në monitorim të plotë situatën në Novoselë. E vlerësojmë jo të rrezikshme deri sa të vijë në protokollet e sigurisë. Niveli aktual në Vjosë është 7/20 është rritur për shkak edhe të baticës dhe erëra të forta. Kjo ka sjellë edhe situatën në urën e Mifolit. Që prej orës 13:00 janë ndërprerë reshjet nëpërmjet dhe Gjirokastër. Kuotat në Përmet janë 3.4 dhe në Memaliaj 5.1. këto kuota na japin garancinë që nuk do të kemi situatë emergjence. Shtabi është i ngritur. Jemi në gatishmëri për të mos u kapur në befasi. Është ende herët për lajmërime për evakuime. Deri tani janë 13 ha të përmbytur në bashkinë Selenicë, shpresoj mos të kemi më shumë”, tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur mamaj flamur mamaj

Sondazh

Poll