Sport

Martini sfidon rivalët: “Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani”

24 Janar 2021, 17:59 Nga DOSJA
Martini sfidon rivalët: “Jam i bindur se kemi ekip më të

DURRES – Me shumë gjasa, nesër “djemtë e detit” dhe “demat” mund t’i shkëputen njeri-tjetrit. Kjo nëse, ndeshja Teuta-Partizani, që do të zhvillohet nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, për javën e 16-të të Superiores nuk përfundon në barazim. Para kësaj sfide, ka folur edhe trajneri shkodran i durrsakëve, Edi Martini, i cili është shprehur, se Teuta është një skuadër më e mirë se sa Partizani dhe Vllaznia.

Rezultatet? “Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, gjithsesi nuk i kemi arritur të gjitha. Ndoshta edhe prej nervozizmit tonë dhe fatit. Pavarësisht renditjes sonë, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është e vërtetë se derbi të jep moral, por edhe të losh. Isha në stadium dhe e pashë ndeshjen nga afër”.

Kundërshtarët? “Ana fizike e ekipit të Partizanit është shumë e dobët sesa ne. Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, pavarësisht se fati dhe gjendja psikologjike pas barazimeve radhazi nuk ka qenë e duhura, gjithsesi shpresoj dhe jam i bindur se jemi më lart se ata”.

Terreni i ndeshjes? “Para kësaj ndeshje më shqetëson vetëm moti sepse ka reshje dhe rëndohet terreni i fushës. Jemi ekip që e luajmë topin mirë dhe e qarkullojmë mirë dhe nëse fusha nuk është në rregull ne na pengon. Por është e njëjta gjë edhe për Partizanin sepse edhe ata kanë lojtarë teknikë”.

Titulli? “Pavarësisht se Vllaznia është shkëputur 9 pikë, ne jemi në ndjekje të saj. Diferenca sa duket e madhe, aq është edhe e shkurtër, sepse janë shumë pikë në lojë. Të fitojmë ndeshjet tonë dhe të bëjmë kampionatin tonë”,– përfundoi komentet e tij trajneri Martini

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini niko dovana sfida ndaj partizanit sfida ndaj vllaznise trajneri shkodran i durrsakeve edi martini niko dovana sfida ndaj partizanit sfida ndaj vllaznise trajneri shkodran i durrsakeve

Sondazh

Poll