Sport

Tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni me një ekipin futbolli në bord

24 Janar 2021, 15:47 Nga DOSJA
Tragjedi në Brazil, rrëzohet avioni me një ekipin futbolli

BRAZIL – Bota e futbollit brazilian duket të jetë tronditur nga një tragjedi, që ka ndodhur për shkak të një aksidenti ajror. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonte klubin e Palmas, të Serisë D në Brazil, ku avioni pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.

Katër lojtarë, presidenti i klubit dhe piloti i avionit ndërruan jetë. Palmas ishte duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për “Copa Verde”.

Kjo është tragjedia e dytë në këtë vend, pas asaj që ka ndodhur më 28 nëntor të vitit 2016, me skuadrën e Shapekoenses, që ishte në fluturim, me destinacion Kolumbinë, për finalen e Kupës së Amerikës Jugore.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll