Sport

VIDEO/ Kukësi, sa shumë vuan për tre pikë! Apolonia-Skënderbeu, dy 11-metërsha për një pikë

24 Janar 2021, 14:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi, sa shumë vuan për tre pikë!

SHQIPËRI– Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superiores për javën e 16-të të Superligës shqiptare. Kukësi fiton në “Elbasan Arena” ndaj Bylisit me shifrat 2-1, ndërsa Skënderbeu nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë brenda në shtëpi, një takim që u vendos nga shumë episode.

KUKËSI-BYLIS 2-1

Takimi nis malore për Kukësin që e panë veten në disavantazh, kur mbrojtësi Stojanovic shënoi në minutën e 26-të. Megjithatë reagimi i verilindorëve ishte mjaft i mirë dhe në minutën e 40’ kapiteni Agim Ibrahimi riktheu baraspeshën, ndërsa në të 57-ën ishte sulmuesi Eze që shënoi golin e dytë.Kukësi regjistron fitoren e dytë radhazi dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt me 23 pikë.

 

SKËNDERBEU-APOLONIA 1-1

Nuk ka fitues as në sfidën direkte për mbijetesën, mes Skënderbeun dhe Apolonisë, pasi 90 minutat e zhvilluara në Korçë u mbyllën në barazim 1-1 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.Pas një pjese të parë në barazim pa gola, sfida u zhbllokua në minutën e 49’, kur arbitri akordoi një penallti për vendasit dhe Jorgo Meksi u tregua i saktë, duke mposhtur portierin Harizaj.Në minutën e 72-të Mario Gjata depërtoi në zonën e korçarëve dhe pas një kontakti me Barjamajn, u shpërblye me penallti nga arbitri Beqiri. Ekzekutimin e mori përsipër vetë sulmuesi i fierakëve, që gjuajti saktë dhe riktheu baraspeshën.Rezultat që u shkon më përshtat fierakëve, që ngjiten kështu në vendin e 8 me 13 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kukesi skenderbeu bylis kukesi skenderbeu

Sondazh

Poll