Politike

Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Marrëveshje do kemi dhe me Mediun e Idrizin

22 Janar 2021, 21:54 Nga DOSJA
Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë!

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH, Bardhi ka komentuar edhe e kandidatët apo drejtuesit e qarqeve që Lulzim Basha ka caktuar, duke thënë se në listat është normale që të ketë emra me eksperienca brenda PD, apo të cilësuar si ‘të konsumuar’. Ndër të tjera, Bardhi në lidhje me mbylljen e marrëveshjes së PD me PR dhe PDIU, ka mohuar kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas.

“Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës. Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” – tha Bardhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 18:53

TIRANË– Qeveria dhe Kuvendi do të ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.Në projektligj, sipas gazetarit Adriatik Doçi, thuhet se ...