Politike

Këshilli i Bashkisë, Skrapar i jep titullin “Qytetar Nderi”, Spartak Brahos

22 Janar 2021, 20:17 Nga DOSJA
Këshilli i Bashkisë, Skrapar i jep titullin “Qytetar

SKRAPAR- Këshilli i Bashkisë, Skrapar ditën e sotme i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”, Spartak Brahos, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Braho është deputet i Partisë Socialiste. Braho ka qënë deputet në Kuvendin e Shqiperisë për 4 Legjislatura

Braho ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Prej shtatorit 2009 deri në 2013 ka qenë Këshilltar ligjor i grupit parlamentar të LSI-së. Prej vitit 2004 e në vijimë është zgjedhur në forumet drejtuese dhe Kryesinë e LSI-së. Braho u betua si deputet i kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së ish-deputetit Saimir Tahir.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike spartak braho spartak braho

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 18:53

TIRANË– Qeveria dhe Kuvendi do të ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.Në projektligj, sipas gazetarit Adriatik Doçi, thuhet se ...