Politike

A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, ‘kokat e listave’ janë ekskluzivitet i kryetarit, u mat peshën

22 Janar 2021, 20:33 Nga DOSJA
A do jesh kandidat për deputet? Salianji: Besoj se po, ‘kokat e

TIRANË– Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Salianji tha se me shumë mundësi do të jetë në lista, por shtoi se janë vendime kolegjiale dhe nuk dihet asgjë për askënd.

I pyetur nga Çani për ‘kokat listës’, Salianji tha se ata janë eksluzivitet i kryetarit (Lulzim Basha), pasi u mat peshën specifike të gjithsecilit.

Pjesë nga biseda:

Ervin Salianji: Nuk është ndonjë enigmë e madhe, pasi unë për shkak të mbështetjes që kam nga demokratët do jem një nga kandidatët, besoj.

Arian Çani: Besoj, pra asgjë nuk është e sigurt?

Ervin Salianji: Për askënd nuk dihet. Pasi janë vendime kolegjiale.

Arian Çani: Por kokat e listave janë zgjedhur.

Ervin Salianji: Kokat e listave janë eksluzivitet i kryetarit, pasi i mat peshën specifike të gjithsecilit.

Arian Çani: Salianj, para se t’i jap fjalën Currit. Të mbetet mes nesh, Edmond Spaho është profesor i mirë, por nuk ka stofin tënd politik, nuk ka agresivitetin tënd.

Ervin Salianji: Edmond Spaho është nënkryetari i partisë, një prej personalitetet e pa përfolura. Ai është nënkryetar partie dhe ekipi i kandidatëve për deputet duhet të ketë ngjyrime nga të gjitha personalitetet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2021, 18:53

TIRANË– Qeveria dhe Kuvendi do të ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave.Në projektligj, sipas gazetarit Adriatik Doçi, thuhet se ...