Sport

Rikthehet “shpëtimtari”, italiani Xhanluka Festa në krye të Larisas…

22 Janar 2021, 16:42 Nga DOSJA
Rikthehet “shpëtimtari”, italiani Xhanluka Festa në krye

GREQI – Ai konsiderohet si “shpëtimtari”. Xhanluka Festa do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Larisas, duke marrë përsipër një detyrë tejet të vështirë. Kjo u njoftua nga klubi grek nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Trajneri italian e kishte udhëhequr ekipin e Larisas, që militon në Superligën greke edhe në sezonin 2018-19, duke i siguruar atij një pozicion komod dhe të sigurtë. Kjo i bëri drejtuesit e klubit, t’i kërkojnë Festës rikthimin edhe një here në krye pankinës.

Të shtunën e kaluar, Larisa humbi 1-0 në shtëpi ndaj Apollonit të Smirnit. Pas 16 ndeshjesh të zhvilluara ajo ka grumbulluar vetëm 8 pikë, duke u renditur e fundit në renditjen e kampionatit grek të Superligës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skuadra e larisas superliga greke xhanluka festa skuadra e larisas superliga greke xhanluka festa

Sondazh

Poll