Politike

“Rama nuk është zgjidhja”, opozita zyrtarizon platformën e qeverisë tranzitore: 10 detyrat që do të ketë

2 Maj 2019, 10:18 Nga DOSJA
“Rama nuk është zgjidhja”, opozita zyrtarizon

TIRANË– Partia Demorkatike dhe aleatët e saj kanë prezantuar sot platformën e plotë të qeverisë tranzitore, e cila ka 10 detyra kryesore. Sipas opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja. Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Oerd Bylykbashi.

Një nga pikat e qeverisë tranzitore është: Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër  krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje. Më tej në një nga pikat e kësaj platforme thuhet duhet ndaluar menjëherë përdorimi i burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.

“Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve. Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale  dhe vënie para ligjit e shkelësve. Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore. Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore”, shtohet në prezantim.

10 DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.

Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.

Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesionevePPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.

Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.

Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.

Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.

Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.

Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.

Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.

Detajimet për punët e qeverisë tranzitore

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia. Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës. Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339. Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje. Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve. Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve. Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore. Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore. (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike).

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë. Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit. Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime. Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë. Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit. Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi. Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi. Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik. Përditësim i hartave zgjedhore. Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse. Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS. Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve. Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE

Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor. Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve. Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin. Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore. Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave. Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje. Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koalicioni opozitar lulzim basha platforma e pd qeveria tranzitore zgjedhje pa opoziten koalicioni opozitar lulzim basha platforma e pd qeveria tranzitore zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...