Politike

Opozita prezanton platformën për qeverinë tranzitore: Si do të rregullohen zgjedhjet

2 Maj 2019, 10:00 Nga DOSJA
Opozita prezanton platformën për qeverinë tranzitore: Si do

TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë prezantuar sot platformën e saj për qeverinë tranzitore. Ka qenë ish-deputeti Oerb Bylykbashi ai që ka bërë prezantimin e 10 pikave, duke treguar dhe problematikat që sipas tij kanë zgjedhjet sot.

Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve. Lista e zgjedhësve dhe sistemi i adresave. Votimi fiktiv i emigrantëve. Roli i policisë në zgjedhje”, kanë qenë disa nga pikat që për PD-në janë probleme madhore në zgjedhje.

PLATFORMA E PLOTË PD

PLATFORMA PËR ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME:

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LEGJITIMITETI & STABILITETI DEMOKRATIK

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I STABILITETIT DEMOKRATIK

ZGJEDHJET E LIRA, THEMEL I INTEGRIMIT EUROPIAN

VULLNETI POLITIK

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE KRIMI I ORGANIZUAR & SHITBLERJA E VOTËS

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE SHITBLERJA E VOTËS

• Fushata e kanabizimit në 2015-2017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017)
• Në 2017-ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2.
• Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës.
• Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri.
• Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017)
• Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor.
• Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE PRESION MBI ADMINISTRATËN & ZGJEDHËSIT

• Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike.
• Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna.
• Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore.
• Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste.
• ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990)
• Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
• Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE

     (pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE LISTA E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

Kodi Zgjedhor.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ROLI I POLICISË

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha prezantimi i pd qeveria tranzitore kriza politike lulzim basha prezantimi i pd qeveria tranzitore

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...