Politike

Rama porosi të tijëve: Gjeni kandidatët më të mirë për bashkitë, zyrtarizimi në 13 maj

2 Maj 2019, 09:23 Nga DOSJA
Rama porosi të tijëve: Gjeni kandidatët më të mirë

TIRANË- Pas fjalës që mbajti për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ashpërsimin e Kodit Penal, dhe Samitin e Berlinit, Kryeministri Rama ka vijuar mbledhjen e grupit të Partisë Socialsiste pa praninë e mediave.

Në fokus të diskutimeve të kryeministrit me socialistët ka qenë përgatitja për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Dosja.al ka mësuar se Rama është shprehur se deputetët duhet të ndihmojnë që të kandidohen personalitete dhe jo njerëz që nuk kanë lidhje me qytetin, apo me lidhjet e tyre me deputetët.  Kryeministri ka thënë se nuk duhet të ndihmohen kandidatët e partive të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në mbledhjen e grupit të PS, se zyrtarizimi i 61 kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale do të bëhet me 13 maj, 3 ditë pasi socialistëst të mbledhin asamblenë.

“Kandidatët duhet t’i zgjedhim sikur ata të futen sot në zgjedhje. Mos kontribuoni në zgjedhje kandidatësh për partitë e tjera. Më 10 mbaj do të zhvillojmë asamblenë, dhe emrat e kandidatëve do t’i shpallim më 13 maj. Këshilltarët nuk duhet të zgjidhen në bazë të lidhjeve fisnore apo miqësore me deputetët”-është shprehur Rama. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...