Politike

Negociatat me BE, Rama: Mund të shtyhen për në shtator, Franca duhet lenë e qetë deri në maj

2 Maj 2019, 08:27 Nga DOSJA
Negociatat me BE, Rama: Mund të shtyhen për në shtator, Franca

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot për herë të parë se negociatat e shumëpritura të Shqipërisë me Bashkimin Europian, mund të shtyhen. 

Në mbledhjen e zhvilluar me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se nga pala gjermane është diskutuar që ato të hapen në shtator, ndërsa për qëndrimin e Francës, kryeministri tha se duhet pritur fundi i muajit maj, kur përfundojnë zgjedhjet parlamentare Europiane. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Kancelarja Merkel dhe nënkryetari i CDU që ka folur vetë shumë qartë, na kanë pritur me shumë respekt dhe e kanë vlerësuar progresin, jo vetëm që nuk bëhet llaf se vendi e ka derën e mbyllur por na kanë siguruar. Nga një anë vitin e kaluar jo ne, po KE shkruaji e zeza mbi të bardhën se në qershor do të jepet vendimi pozitiv dhe në fund të vitit do të bëhet konferenca ndërqeveritare dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për faktin e procesit të vendit, pikërisht se i kishte bërë detyrat i është lejuar të nisë një proces që përndryshe tradicionalisht niset kur negociatat hapen zyrtarisht dhe këtë proces e kemi nisur dhe kryer sipas parametrave. I vetmi problem i miqve gjermane është se koha fizike për diskutimin në Bundestag është tejet e shkurtër dhe këtu ka një detaj tjetër për ata që duan të kuptojnë. Pse KE vendosi të nxjerrë raportin në fund të majit, për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve të PE dhe për të mos e kthyer rekomandimin e pritshëm pozitiv si mish për top për fushatat në ato vendet ku problemi nuk është as ecuria faktike e vendit tonë për dinamika e brendshme elektorale dhe politike. Është folur për shtatorin nga pala gjermane, por kurrsesi për mos çelje të negociatave, sa për Francën dua ta theksoj se qëndrimi i tyre do të formulohet pas zgjedhjeve në BE.  Duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve të brendshme europiane, për të patur vëmendjen maksimale të presidentit francez. Komisioni bën vlerësime faktuale.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e grupit te ps negociatat shqiperi-be samiti i berlinit edi rama mbledhja e grupit te ps negociatat shqiperi-be samiti i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...