Politike

Rama: Negociatat s’varen nga puna jonë, por nga politika e brendshme e BE. U dezinformua populli shqiptar

2 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
Rama: Negociatat s’varen nga puna jonë, por nga politika e brendshme

TIRANE– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar tha se Samiti i Berlinit nuk ishte për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Kryeministri Edi Rama tha se mediat në Shqipëri dezinformuan shqiptarët, dhe shtoi se hapja e negociatave nuk varet nga puna që bën shteti, por nga politika e brendshme e BE.

“Vendimarrjen e BE s’varet nga ajo që bëjmë ne, por po aq me aq çfarë ndodhë me politikën e brendshme të BE. Ç’duhet të bëjë më Kosova për vizat? Çështja s’varet fare dhe nuk hyn fare në rendin e ditës. Këtu u shkrua se Macron ka fajësuar Shqipërinë për Kosovën. Aspak e vërtetë. Macron foli hapur se këto forca e keqpërdorin çdo problem. Ne s’kemi bërë asnjë mrekulli. “-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin e partisë Socialiste. Rama bëri një rezyme të Samitit të Berlinit. Kryeministri sqaroi se në samit nuk u fol për vendimin e vendeve të BE për negociatat, por pranoi për herë të parë, se në tavolinë është hedhur një opsion për të shtyrë negociatat për në shtator.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e grupit te ps edi rama mbledhja e grupit te ps

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...