Politike

Siguria ushqimore, Rama: Dënim shembullor ata që helmojnë qytetarët, s’ka më gjoba

2 Maj 2019, 08:36 Nga DOSJA
Siguria ushqimore, Rama: Dënim shembullor ata që helmojnë

TIRANË- Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS, reagoi për herë të parë dhe për sigurinë ushqimore. Rama u shpreh se do të ndërhyhet në Kodin Penal për të ashërsuar masat ndaj atyre që tregëtojnë produkte të kontaminuara dhe dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.

Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm nuk është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre.

Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe këtyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë  ushqim do t’u rezervojmë ndëshkimin shembullor për heqjen e lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale gjithashtu”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin e partisë Socialiste. Rama bëri një rezyme të Samitit të Berlinit. Kryeministri sqaroi se në samit nuk u fol për vendimin e vendeve të BE për negociatat, por pranoi për herë të parë, se në tavolinë është hedhur një opsion për të shtyrë negociatat për në shtator.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama perime me hormone siguria ushqimore edi rama perime me hormone siguria ushqimore

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...