Politike

Samiti i Berlinit, Rama: Asnjë fjalë për negociatat, mund të shtyhen në shtator! Burg për ata që prishin zgjedhjet

2 Maj 2019, 08:15 Nga DOSJA
Samiti i Berlinit, Rama: Asnjë fjalë për negociatat, mund të

TIRANË- Sapo zbriti në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Samiti i Berlinit, tema e diskutimit më e fortë e javës së fundit, ishte thelbi i gjysmës së parë së fjalës së kryeministrit.

Ai foli për negociatat, dhe lajmin e Deutche Welle, se negociatat mund të shtyhen e quajti një “gramafon i zi i Tiranës”.

Kryeministri tha se në këtë samit nuk u diskutua specifikisht për hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

Rama tha se: “Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat e Shqipërisë. Deklarata e Samitit që na u dha si draft nuk kishte asnjë fjalë për të negociatat. Në të njëjtën kohë Kancelarja Merkel kishte dy takime për Zaev dhe me mua. Dihet botërisht që vendimarrja e Gjermanisë kalohet nga Budestagu dhe ajo nuk e thotë kurrë fjalën e parë dhe të fundit. Gramfonët e zinj të Tiranës thanë brockulla nga më të hatashmet.”

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek qëndrimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhje. Rama tha se opozita: “Donte të trondiste BE me djegien e mandateve, por do përfundojë e izoluar”.

Ai nuk harroi të paralajmërojë opozitën, se në rast se ka në plan të hartojë një skenar për bllokimin e zgjedhjeve në 30 qershor, atëherë e pret “burgu”.

Por burgu, nuk prek vetëm ata që prishin zgjedhjet. Pjesa e dytë e fjalës së Ramës ishte e dedikuar për ndryshimet në Kodin Penal.

Një paketë e plotë, e cila parashikon burg për të shkelësit e sigurisë ushqimore, krimit mjedisor, dhunës ndaj kafshëve, bllokimit të rrugëve, dhunimit të policëve, dhunës në stadiume etj.

Pasi dha përfundimet e samitit para socialistëve, mediat u larguan, dhe në mbledhjen pa kamera, kryeministri iu la porosi drejtuesve politikë në qarqe që të zgjedhin emrat më të mirë që mund të marrin drejtimin e bashkive që do të fitojë PS.

Asambleja do të mblidhet më 10 maj, dhe më 13, PS do të japë emrat për 61 bashkitë kryesore në vend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e grupit te ps samiti i berlinit 29 prill zgjedhjet lokale 30 qershor edi rama mbledhja e grupit te ps samiti i berlinit 29 prill zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll

Politike 2 Maj 2019, 05:22

Checknews / Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...