Politike

Ish-kryebashkiaku i natës: Kur Ramushi derdhte gjak për vendin, Rama bënte plazh me hallatet në ajër

1 Maj 2019, 20:20 Nga DOSJA
Ish-kryebashkiaku i natës: Kur Ramushi derdhte gjak për vendin, Rama

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai ka ironizuar statusin e kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë Samitit të Berlinit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, aktivisti i shoqërisë civile shkruan se sipas tij “kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër.”, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.

Prandaj 100 vjet pas Isa Boletinit, Kosova ka burrë shteti në krye… kurse ne, 100 vjet pas Ismail Qemalit, kemi Yamamoton me xhaketë kostumi,”- vijon më tej Fejzullai.

Gjatë deklaratës së tij në Samitin e Berlinit Haradinaj u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Hashim Thaçi i kanë bërë presion për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe bosnjë-hercegovinave.

Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohonoi këtë gjë.
“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin per te hequr taksen. Une jo e jo. Madje askush as i’a ka kerkuar hiç qe ta heqe taksen! Une jo e jo. Perkundrazi”, shkruan ndër të tjera Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike briken fejzullai edi rama ramush haradinaj samiti i berlinit taksa ndaj serbise briken fejzullai edi rama ramush haradinaj samiti i berlinit taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll