Politike

Manjani ironizon partinë e Patozit: Mund të firmos unë për ju, por mos vidhni

1 Maj 2019, 20:03 Nga DOSJA
Manjani ironizon partinë e Patozit: Mund të firmos unë për

TIRANË- Pas akuzave dhe pretendimeve të njëpasnjëshme të disa qytetarëve se u është falsifikuar firma nga Bindja Demokratike, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se do kishte dhënë firmën e tij që të regjistrohej Bindja Demokratike, madje edhe mund ta bëjë diçka të tillë nëse është e nevojshme, vetëm të heqin ato falset.

Sipas Manjanit, “Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.”

Postimi i plotë:

Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për rregjistrim.

Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u rregjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë.

Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë!

Do e kisha bërë me vullnet të plotë, dhe po t’u duhet e bëj dhe tani, vetëm të heqin nga lista e themeluesve firmat fallco.

Është shumë më e ndershme t’i thuash tjetrit “ kam nevojë për firmën tënde”, sesa tja vjedhësh.

Kjo nuk i nderon fare! Përkundrazi i kompromenton rëndë në mision e qëllim që në nisje të aktivitetit politik.

Kujtojmë se pas regjistrimit të Bindjes Demokratike në gjykatë, të paktën 11 qytetarë kanë bërë ankesë për falsifikim firme. Pas denoncimit të 5 qytetarëve para disa ditëve për falsifikimin e firmave nga partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit, në gjykatën e Tiranës vijojnë ankimimet. 6 qytetarë nga fshati Vil Bashtovë i rrethit të Kavajës kanë paraqitur ankimimet e tyre për falsifikimin e firmave.

Nga partia Bindja Demokratike, nuk ka ende nuk qëndrim zyrtar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike bindja demokratike falsifikon firmat ylli manjani bindja demokratike bindja demokratike falsifikon firmat ylli manjani

Sondazh

Poll