Politike

Çfarë pritet të ndodhë sot? Rama dhe Basha paralajmërojnë deklarata të forta

1 Maj 2019, 20:16 Nga DOSJA
Çfarë pritet të ndodhë sot? Rama dhe Basha

TIRANË- Kriza politike ka hyrë në një fazë shumë të vështrië, ku tashmë është bërë si një loj shahu. Nëse deri tani Basha dhe Rama, kanë qenë në rolin e “mbretëreshës”, por pa lëvizur, tashmë janë hedhur në sulm.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot politika do të ketë zhvillime të forta. Pas kthimit nga Samiti i Berlinit, ku Edi Rama mori vetëm negative, duket se do gjej sërish fajtorët dhe ata do jenë të njëjtët, opozita.

Të njëjtat burime shtojnë së Rama sot paradite do të mbledh Grupin Parlamentar të PS, dhe do të ketë një fjalim të fortë. Më tej mësohet se pjesë e fjalës së tij do të jetë dhe opozita ku do të hidhen sinjale për të. Nuk dihet saktësisht se çfarë mesazhi ka Rama për t’u thënë deputetëve të tij, por është e qartë se nga ai takim mund të ketë zhvillime në politikë.

Por duket se Basha nuk do të qëndrojë duarkryq. Pas prezantimit të plaftormës për shëndetësinë, pak ditë më parë, kreu i PD ka gati dhe pratformën për zgjidhjen e krizës. Basha do të dalë sot në një konferencë me mediat, pak më vonë se Rama, dhe burime për Dosja.al bëjnë me dije se sot do të publikohet platforma me 12 pika për zgjidhjen e krizës.

Kjo paketë që Basha do ta hedh si një dorashkë për betejën me Ramën, do të ketë një propozim të qartë për qeverinë tranzitore, e cila mund t’i jap fund dhe agonisë politike të muajve të fundit. Ky dokument që lideri i opozitës do e bëj publik, mësohet se përmban dhe propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe sistemit të ri elektoral.

Ende nuk dihen detaje të tjerë nga dokumenti i Bashës dhe deklaratës të Ramës, por një gjë është e sigurt se nga sot nuk do të jetë më statike, pasi të dyja palët janë vënë në lëvizje dhe loja e shahut tashmë ka marrë një rrjedhë tjetër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhje pa opoziten edi rama kriza politike lulzim basha zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll