Bota

Nën presidencën e Biden SHBA-të do ti bashkohen Covax të OBSH-së, Fauci: Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBS

21 Janar 2021, 14:51 Nga DOSJA
Nën presidencën e Biden SHBA-të do ti bashkohen Covax të

GJENEVË– Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Joe Biden synojnë të bashkohen me Covax, programin e vaksinave të OBSH që synon të ndihmoj vendet e varfra, raportohet ti ketë thënë Anthony Fauci Organizatës Botërore të Shëndetësisë të Enjten.

“Presidenti Biden do të lëshojë një direktivë më vonë sot që do të përfshijë qëllimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me Covax dhe për të mbështetur ACT-Accelerator për të përparuar përpjekjet shumëpalëshe për vaksinën Covid-19, shpërndarjen terapeutike dhe diagnostike, qasjen e barabartë, dhe kërkimin dhe zhvillimin , ”– I tha Fauci bordit ekzekutiv të OBSH-së.

”Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare të OBSH-së,”– shtoi ai.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH, ku SH.B.A. është donatori më i madh dhe njoftoi një proces për t’u tërhequr nga agjencia në Korrik 2021, raporton The Guardian.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll