Bota

Kosovë/ Kryetarja e KQZ-së ndjehet e kërcënuar pas përjashtimit nga lista e disa kandidatëve për deputet

21 Janar 2021, 14:02 Nga DOSJA
Kosovë/ Kryetarja e KQZ-së ndjehet e kërcënuar pas

KOSOVË– Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka në një konferencë për media ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson kandidimin atyre që kanë probleme me ligjin dhe jo ajo, raporton Gazeta Express.  

Daka tha se kërcënimet e bëra nga partitë politike, drejtuar KQZ-së, si dhe personalisht asaj, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit dhe janë përpjekje për të parandaluar zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimi që po përjeton familja ime janë të pashembullt dhe të rrezikshëm,”– tha Daka në konferencën për shtyp.

 “Sa i përket kandidatëve që dje u gjetën në listën e KGJK-së si persona që nuk i plotësojnë kriteret për t’u çertifikuar si kandidat për deputet, unë do t’ju them thjesht, është ligji dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që është e pamundur që ata të vrapojnë, dhe jo unë. Shkurt shqip dhe qartë është ligji dhe Aktgjykimi që ua pamundëson kandidimin unë nuk e kam shkruar e as nuk e kam votuar . Unë nuk e kam shkruar as Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, çdo person mund të ankohet në PZAP dhe Gjykatën Supreme. Si gjyqtare dhe Kryetare e KQZ’së i garantoj qytetarët se do t’i respektoj ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”,– ka thënë Daka.

Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi KGJK ka verifikuar listat e partive politike dhe ka gjetur se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin. Emri i shumëpërfolur është ai i Albin Kurtit ndaj të cilit ka një vendim Gjykate për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.

Glauk Konjufca mbrëmë në një intervistë në RTV Dukagjini ka deklaruar se brenda KQZ’së një person me emrin Valdete Daka është kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”,- ka deklaruar Konjufca.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakoheshme ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll