Aktualitet

21 Janar 2021, 15:57 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja Arsimit Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku është marrë vendimi që Universitetet të vazhdojnë mësimin online, ka thënë se vendimi është marrë në bazë të rrethave për shkak të Covid-19 si dhe nga vlerësimi që ka bërë Komiteti.

Ministrja kërkoi mirëkuptimin e të gjithë studentëve dhe nxënësve të cilët do të vijojnë të kryejnë mësimin online deri në një moment të pacaktuar ende, duke shtuar se i kupton problematikat që kanë.


“Them takim i nevojshëm në gjykimin e Ministrisë së Arsimit për të shpjeguar më mirë situatën aktuiale dhe për t’i dhënë përgjigje Universiteteve dhe studentëve të cilët janë në fokusin tonë. Ne kemi shumë besim te ju dhe i zbatojmë maksimalisht sugjerimet tuaja që lidhen me jetesën në përdgjithësi por edhe për rregullat anti-Covid në arsim e lartë dhe parauniversitar. Rregullat janë të imponuara nga kjo situatë që ka mbërthyer mbarë globin. Unë zhvillova një takim me Rektorët e Universiteteve dhe pajtohem plotësisht nga vlerësimet e tyre, por duhet të kuptojmë që kushtet janë të imponuara nga pandemia. Unë do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin me shumë përulje të gjithë studentëve. Jemi shumë të ndërgjegjshëm që pesha e rekomandimeve tuaj duhet të na çojnë në hapjen ose jo të Universiteteve. Do t’i prisja me shumë interes opinionet tuaja rreth çështjeve që lidhen me arsimin online”, tha Kushi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi koronavirusi ne shqiperi evis kushi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll