Aktualitet

‘Ikin’ 5 mln euro! Gjykata sekuestron pasurinë e dy vëllezërve Sokol e Elson Marku, zbulohet “i besuari” në Shqipër

21 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
‘Ikin’ 5 mln euro! Gjykata sekuestron pasurinë e dy

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka sekuestruar pasurinë me vlerë prej 5 milionë eurosh të dy vëllezërve nga Mirdita, Sokol dhe Elson Marku, të cilët janë nën hetim pasi akuzohen për trafik droge, pastrim parash, dhënie e parave me fajde dhe tregti makinash.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Vëllazëria”, duke sqaruar se hetimi ndaj aktivitetit të tyre ka nisur që në vitin 2019. Sipas të dhënave të siguruara nga Policia e Shtetit, disa prej pasurive të dy vëllezërve binjakë janë përfituar nga dhënia e parave me fajde, ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve. Ndërkohë që puna vijon ende për të të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në bazë të hetimeve, vëllëzërit kishin bërë për 7 vite transferta parash me jashtë, për shuma që i investonin në bizneset e tyre. Që prej vitit 2008 e deri në vitin 2015, ata kanë përfituar transferta nga vend të Bashkimit Europian, si: Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca. Transaksione me vlera të mëdha ka bërë edhe i ati i tyre.

Ndërkohë burime të Dosja.al nga Prokuroria bëjnë me dije se Edmond Gecaj, gjithashtu ka pasur lidhje me vëllezërit Marku, pasi në pronësi të cilit janë identifikuar 5 makina. Vetëm Gecaj është një personazh mjaft i njohur për autoritetet, pasi ka qënë vënë në pranga dhe hetuar për gjobëvënie në Tiranë, ndërsa nga TIMS rezulton ka qenë në hetim për akuzën e mashtrimit.

Gjatë operacionit “Përsëritësit”, të zhvilluar në vitin 2019, dyshohet se Gecaj është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Operacioni për sekuestrimin e pasurive të tyre u udhëhoq nga Prokuroria e Tiranës dhe u raportua pasditen e djeshme. Dosja.al zbardhi detaje mbi aksionin e policisë në Mirditë për arrestimin e binjakëve që u shpëtuan prangave. Në vitin 2013, Sokol Marku u arrestua në Shqipëri teksa kthehej nga Italia. Por sapo ka shkuar pranë pikës së kontrollit të pasaportave në aeroport, 32-vjeçari është marrë për një verifikim, ku edhe ka rezultuar se duhet të arrestohej pasi nuk kishte vuajtur një dënim të lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku elson marku sekuestrohet pasuria e binjakeve nga mirdita sokol marku

Sondazh

Poll