Politike

15 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Ëndrra e tij vazhdon! Angazhimi i tij mbetet shembull dhe frymëzim

21 Janar 2021, 07:44 Nga DOSJA
15 vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Meta: Ëndrra e tij

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuat fjalët e Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës në 15 vjetorin e vdekjes së tij. Meta shkruan se angazhimi i tij për zgjimin kombëtar, vizioni për Kosovën Republikane për paqen, stabilitetin, demokracinë janë shembuj për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Endrra e presidentit vazhdon, shkruan në fund Meta.

POSTIMI:

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA. Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare. Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ibrahim rugove ilir meta ibrahim rugove ilir meta

Sondazh

Poll