Sport

Partizani “i jep duart” xhamajkanit Braun, del i tepërt në organikë

20 Janar 2021, 16:30 Nga DOSJA

TIRANE – Partizani më në fund ka larguar nga organika e tij xhamajkanin Brajan Li Braun, sulmuesi i cili ka dhënë pak për të mos thënë asgjë me bluzën e kuqe që nga vera e vitit 2019. Ai erdhi me shumë bujë nga SHBA, madje Partizani pagoi edhe për kartonin e tij.

Braun shënoi tre gola në finalen e Superkupës kundër Kukësit, kurse më pas thuajse u zhduk dhe në ato pak raste që u aktizua, xhamajkani ka zhgënjyer me perfomancën e tij, duke shënuar vetëm dy gola në kampionat dhe dy në kupë për Partizanin.

Me gjasa, vendimi për të larguar sulmuesin Brajan nga radhët e skuadrës së “demave”, vjen në një kohë kur Partizani ka marrë “OK” të FIFA-s për aktivizimin e shkodranit Erald Çinari, duke bërë të tepërt dhe të panevojshme praninë e Braunit te të kuqtë.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Brajan Li Braun. Sulmuesi 28-vjeçar nga Xhamajka dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Braun ishte pjesë e skuadrës nga sezoni 2019 – 2020. Klubi i uron njëkohësisht Brajan Li Braun suksese në karrierën e tij sportive,”- njofton në faqet e tij zyrtare klubi i Partizanit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani sulmuesi braun te kuqte e kryeqytetit partizani sulmuesi braun te kuqte e kryeqytetit

Sondazh

Poll