Sport

Bitcoin “debuton” në transfertat e futbollistëve, lojtari i parë që blihet, ish-i i Realit, David Barral

20 Janar 2021, 12:02 Nga DOSJA
Bitcoin “debuton” në transfertat e futbollistëve, lojtari

SPANJE – Duket e habitshme por monedhat elektronike gjithmonë e më shumë po shndërrohen në funksionale në botën perëndimore.

Nëse deri dje me Bitcoin, që është një prej monedhave më të njohura elektronike, blihej në tregun e zi, tashmë kjo monedhë po përdoret edhe në transfertat e futbollistëve.

Futbollisti David Barral është i pari që hyn edhe në histori, si lojtari i blerë me Bitcoin. 37-vjeçari u transferua nga Rasing Santader te skuadra e divizioni të tretë Dux International de Madrid.

Barral në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të Real Madrid, duke u aktivizuar me ekipin e dytë dhe të tretë, ku numëron 53 paraqitje në divizionet e ulëta, duke shënuar 9 gola.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bitcoin ne sport david barral bitcoin ne sport david barral

Sondazh

Poll