Bota

Biden president, Haradinaj: I uroj sukses, ai është shpresa për integrimin e Kosovës

20 Janar 2021, 19:01 Nga DOSJA
Biden president, Haradinaj: I uroj sukses, ai është shpresa për

SHBA- Kreu i Alenavës pqër Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden. Me anë të një postimin në Facebook ai ka shkruar se inagurimi i Biden është me rëndësi globale dhe se është shumë i lumtur që e njeh personalisht atë.

Më tej ai ka shkruar se Biden është e vetmja shpresë për Kosovën që të integrohet në institucionet ndërkombëtare si NATO, BE dhe OKB. Në fundit të postimit të tij Haradinaj ka shkruar se gjatë presidencës së Biden marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së do të forcohen.

Postimi i plotë:

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sapo e nisi mandatin e tij presidencial. Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën.

Joseph Biden Jr është betuar sot në ndërtesën e Kapitolit, me dorën mbi biblën e familjes së tij që nga viti 1893, duke u bërë kështu zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më herët u betua dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris. E gjithë ceremonia e inagurimit është zhvilluar e qetë, por me masa të rrepta sigurie. Pak orë më parë një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë shqetësoi Gardën Kombëtare, por ishte thjesht një alarm fals.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota inagurohet joe biden ramush haradinaj inagurohet joe biden ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 20 Janar 2021, 17:39

SHBA- Ka përfunduar ceremonia e inagurimit të betimit të Presidenttit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden. Siç shieht në fotot e mëposhtme, në ceromoninë e di...