Sport

Florentino Perez takim sekret kokë më kokë me Anjelin

20 Janar 2021, 11:51 Nga DOSJA
Florentino Perez takim sekret kokë më kokë me Anjelin

ITALI – Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e vizitoi qendrën stërvitore të Juventusit të martën dhe u takua me presidentin e klubit torinez, Andrea Anjeli, në një takim që zgjati disa orë.

Sipas mediave italiane, temë diskutimi mes tyre ka qenë futbolli botëror, veçanërisht krijimi i një Superlige Europiane. Anjeli është president i Shoqatës së Klubeve Europiane dhe Perez e ka përkrahur haptazi krijimin e ligës në fjalë, pak a shumë për inat të presidentit të La Ligës, Javier Tebas.

Madridi është duke përjetuar çaste të vështira në kampionatin spanjoll, pasi gjendet 4 pikë prapa kryesuesve të Atletiko Madrid. Edhe Juventusi po vuan të njëjtën situatë, pasi renditen në vendin e pestë me 10 pikë prapa Milan që kryeson.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll