Bota

FOTO+VIDEO/ Brenda Kështjellës ‘ilegale’ të Vladimir Putin, 39 herë më e madhe se Monako me pistë patinazhi dhe kazino

20 Janar 2021, 10:15 Nga DOSJA
FOTO+VIDEO/ Brenda Kështjellës ‘ilegale’ të Vladimir

RUSI – Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny, i cili u arrestua gjatë kthimit të tij në Rusi fundjavën e kaluar, publikoi ​​një video të Martën, të një pronë në Detin e Zi që ai pretendon se është në pronësi të Presidentit rus, Vladimir Putin. Hetimi, i botuar në blogun e figurës së opozitës me një video shoqëruese dy-orëshe në YouTube të regjistruar para kthimit të tij në Rusi, pretendon se prona kushtoi 1.35 miliard dollarë dhe ishte paguar me paratë e taksapaguesve rusë dhe kjo sipas Navalnyt është ryshfeti më i madh në histori.

Raporti pretendon se prona, e vendosur përgjatë bregdetit jugor të Rusisë në Detin e Zi, është 39 herë më e madhe se Monako dhe përmban një kazino brenda një pallati prej 17,691 metrash, së bashku me një shesh patinazhi dhe vreshta. Gjithashtu thekson se Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) zotëron rreth 7,000 hektarë tokë përreth pronës dhe se kompleksi u financua nga aleatët e ngushtë të Putinit, duke përfshirë Igor Sechin, shefin e gjigandit rus të naftës Rosneft dhe manjatin miliarder Gennady Timchenko.

“Është një shtet i veçantë brenda Rusisë. Dhe në këtë shtet ka një car të vetëm dhe të pazëvendësueshëm. Putin,”– thotë Navalny.

Hetimi i ri, i cili përfundon në një thirrje për rusët të ngrihen kundër autoriteteve, i bën jehonë një videoje në YouTube në 2017 në të cilën Navalny akuzoi Kryeministrin e atëhershëm Dmitry Medvedev për kontrollin e një perandorie të pronave luksoze. Ky hetim shkaktoi protesta në shkallë të gjerë të opozitës. Ekzistenca e pronës së Detit të Zi dhe lidhjet e saj me Putinin u bënë të njohura për herë të parë në vitin 2010 kur biznesmeni, Sergei Kolesnikov, i përshkroi ato në një letër publike drejtuar Medvedev.

Sipas EWN, videoja që shoqëron hetimin e Navalny ka grumbulluar tre milion shikime brenda dy orëve të para pasi u botua të Martën.

Video e plotë:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lideri i opozitës rusë alexei navalny presidenti vladimir putin lideri i opozitës rusë alexei navalny presidenti vladimir putin

Sondazh

Poll