Aktualitet

U gjobit me 1500 lekë pasi shpërndau legalizime, përjashtohet Arben Qalliu, ishte propozuar për anëtar në KZAZ

20 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA
U gjobit me 1500 lekë pasi shpërndau legalizime, përjashtohet

TIRANË– Arben Qalliu është përjashtuar nga KZAZ, aty ku u propozua për anëtar. Përjashtimi i tij vjen pak ditë pasi në media doli lajmi se ai ishte gjobitur nga KQZ me 1500 lekë pasi kishte shpërndarë legalizime falas për banorët.

Hetimi nisi disa ditë pas publikimit në media të pamjeve ku deputeti dhe kreu i Kadastrës shpërndanë leje legalizimi në kundërshtim me kufizimet e vendosura në KQZ, ku ndalohet që para zgjedhjeve deputetët të shpërndajnë certifikata.

KQZ ka kufizuar qeverinë që 4 muaj përpara zgjedhjeve të mos organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten shirita elektoralë apo prezantohen projekte të investimeve në fushën e transporteve, energjisë, mjedisit, shëndetësisë, kulturës dhe arsim. Lista e personave që e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitetet e mësipërme janë: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben qalliu kzaz arben qalliu kzaz

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 11:48

TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...