Aktualitet

Gjenden të pajetë disa qen para Bashkisë së Kukësit, banorët tregojnë se një person i lidhi dhe i helmoi

20 Janar 2021, 11:18 Nga DOSJA
Gjenden të pajetë disa qen para Bashkisë së Kukësit,

KUKËS– Në Bashkinë e Kukësit janë gjetur disa qen të helmuar. Këtë e ka bërë të ditur Besmir Billa në ‘Facebook’ aty ku përkrah postimit ka ndarë dhe fotot e videot të qenve.

Ai shkruan se banorët kanë bërë të ditur se ka qënë një person që i ka lidhur e më pas i ka helmuar kafshët duke bërë kështu që ato të ngordhin. Billa shkruan se ka pasur kontakt me drejtorin përkatës të Bashkisë, të cilët i kanë thënë se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet.


POSTIMI:

Kujdes!Mos e shikoni nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafshëve!Një ditë jo e mirë nisi sot.
Në hyrje të Godinës së Shërbimeve Sociale të Bashkisë Kukës, janë parë 2 qenë të helmur, ku njëri prej tyre nuk nuk jetonte më.Banorë dhe qytetarë që ishin aty pranë shprehen se kanë parë një person në mëngjes teksa i ka lidhur e helmuar dhe dyshojnë se ka qenë një punonjës i Bashkisë Kukës.-Nga ana tjetër, nga kontakti me drejtorin përkatës të Bashkisë, ai u shpreh se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet.Theksoj se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, “Keqtrajtimi i kafshëve” është vepër penale dhe parashikohet nga neni 207/c i tij, ku dënimi për rastet kur si pasojë vjen vdekja e kafshës, parashikohet deri në 6 muaj burgim.Ndonëse qentë e braktisur mund të jenë rrezik për shoqërinë, helmimi i tyre, dhesidomos në brendësi të një godine aq të rëndësishme, ku ka prani të qytetarëve dhe fëmijëve, nuk e justifikon qëllimin dhe s’është asgjë tjetër, veçse një akt çnjerëzor dhe barbar. Ka shumë mënyra të tjera të ligjshme se si qentë e braktisur dhe të rrezikshëm, mund të lokalizohen dhe të bëhen të parrezikshmëm për shoqërinë.Turp për këtë gjest të ulët!
(Kushdo që mund ta ketë bërë këtë akt)

 

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qen te helmuar ne kukes qen te helmuar ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...