Aktualitet

Rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes tek Kolegji i vajzave në Tiranë, helmohen 6 nxënëse, dëshmitë: Na thanë ik pini kaf

20 Janar 2021, 09:25 Nga DOSJA
Rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes tek Kolegji i vajzave në

TIRANË–6 nxënëse të shkollës jopublike ‘Albanian Qatar College” kanë përfunduar në urgjencën Pediatrike pasi dyshohet se janë helmuar nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes. Në sistemin e ngrohjes ka patur rrjedhje të gazit të lëngshëm propan buran në katin e parë dhe era ka përfshirë të gjithë katin e parë të godinës dhe ndihet edhe jashtë kolegjit dhe në rrugë.

Për pasojë, 6 nxënëse të cilat studiojnë në kolegj janë helmuar duke shfaqur këputje, të vjella dhe temperaturë. Në momentin që është dhënë alarmi se disa nxënëse nuk ndiheshin mirë, është bërë evakuuimi i nxënëseve dhe transportimi me urgjencë i 4 prej tyre në spitalin Pediatrik në Tiranë. 

Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozita e gazit në shkollën private ‘Albanian Qatar Colleg’ në Tiranë janë instaluar në muajin dhjetor nga vetë përgjegjësit e shkollës. Mirëpo kjo shkollë nuk rezulton të jetë regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI). Për këtë arsye nuk janë kryer kontrolle periodike për kushtet teknike të depozitës.

Paraprakisht mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur edhe verifikimin e plotë për ngjarjen ndërsa paraprakisht bën me dije se pasoja e helmimit është rrjedhja në sistemin e kaldajave. Vetë nxënëset kanë rrëfyer për mediat sesi janë nxjerrë jashtë nga mësuesit pas ngjarjes.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrjedhje gazi ne don bosko rrjedhje gazi ne shkolle rrjedhje gazi ne don bosko rrjedhje gazi ne shkolle

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...