Aktualitet

Studentët e Mjekësisë në protestë: Kërkuam të takojmë rektorin, s’na priti! Na kanë lënë pa diplomuar…

20 Janar 2021, 11:35 Nga DOSJA
Studentët e Mjekësisë në protestë: Kërkuam të

TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë kundër “sezoneve të përbashkëta”. Ata gjithashtu kërkojnë një takim me rektorin e UMT, për të diskutuar për pakënaqësitë e tyre. Sipas studentëve, më 25 dhjetor është miratuar një vendim për të hequr sezonin e provimeve të muajit shkurt dhe prill, duke iu hequr studentëve mundësinë për të kaluar në lëndët e mbartura. “E kemi të pamundur të mbyllim provimet”-thonë ata. 

Më tej, studentët deklaruan se në këtë mënyrë iu shtyhet me të paktën 1 vit diplomimi, duke iu vonuar edhe specializimin. “Na vonojnë shkollën me 1 vit, duke na vonuar edhe specializimin, qeveria dhe universiteti janë duke na vonuar diplomimin.”-tha njëri prej studentëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve te mjekesise protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll