Aktualitet

13 ditë pas zhdukjes! Celulari i Davide Pecorelli-t bie ende…punonjësja i telefonon, por askush nuk e ngre!

20 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
13 ditë pas zhdukjes! Celulari i Davide Pecorelli-t bie

TIRANË– Mediat italiane kanë zbuluar detaje të tjera lidhur me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, që sipas tyre do t’i japin një kthesë vendimtare hetimit. “Umbria journal” shkruan se telefoni i Pecorellit ende bie, por askush nuk është përgjigjur. “Prova” është bërë nga një punonjësja e tij, e cila pa ditur gjë për zhdukjen e tij e kishte telefonuar, por askush nuk i ishte përgjigjur.

Ndërkohë që sipas Prokurorisë së Peruxhias, hera e fundit që italiani përdori rrjetin social të “Whatsapp” ishte 6 janari, në orën 16:12, kohë kur edhe dyshohet se ka ndërroi jetë. Ish-gruaja e tij deklaroi se edhe pse në Shqipëri kishte qënë gjithmonë në kontakt me Daviden, pasi bisedonin për 3 fëmijët e tyre. 

Ndërkohë që edhe në makinën tip “Skoda”, është gjetur një telefon por nuk dihet se kujt i përket. Pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve. Tanimë mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit. Nga Italia, ndërkohë ende pritet mostra e ADN-së së familjarëve të Pecorelli, në mënyrë që të provohet nëse eshtrat e gjetura në mjet janë të tijat apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Janar 2021, 10:23

TIRANË– Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një shkollë private në zonën e Don Boskos në Tiranë, “Albanian Qatar College”, k...